Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 17-vjeçarin Danjel Ndreu, i cili ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për bashkëpunim në atentatin e 8 shtatorit në qendër të qytetit.
I mituri u ndalua nga forcat “Shqiponja” gjatë një kontrolli rutinë, ku iu gjetën disa doza kokaine. Pas shoqërimit në komisariat, rezultoi se ai kërkohej gjithashtu edhe për vjedhjen e një motori në muajin gusht.
The post Atentati i 8 shtatorit/ Arrestohet 17-vjeçari nga Shkodra, dyshohet se bashkëpunoi me autorët appeared first on GIJOTINA.
