Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë njoftoi sot se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar, pas dyshimeve se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.
Policia bën me dije se e dëmtuara është pajisur me urdhër mbrojtjeje. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, e cila do të vijojë veprimet e mëtejshme ligjore mbi rastin.
gijotina.com/
The post Dhunë në familje në Rrëshen: Në pranga 26-vjeçari pas denoncimit të motrës appeared first on GIJOTINA.
