Incident i rëndë në Portin e Durrësit, 24-vjeçari humb jetën në bord

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një incident fatal është regjistruar pak më parë në portin e Durrësit, ku një 24 vjeçar ka humbur jetën pasi u godit nga rryma elektrike gjatë punimeve në bord.

Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është Avaz Yafarov, 24 vjeç, me kombësi nga Azerbaixhani dhe pjesë e ekuipazhit të anijes “Kyebele”. Anija ishte e akostuar në kalatën nr. 2 dhe po shkarkonte ngarkesën me grurë.

Ndihma e dhënë menjëherë nga ekuipazhi dhe shërbimet portuale nuk arriti ta shpëtonte.

Njoftimi i policisë:

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 17:50, është transportuar për në urgjencën e Spitalit Durrës, por ka ndërruar jetë rrugës, shtetasi nga Azerbajxhani, J. A., 24 vjeç, marinar në një anije me flamur të shtetit të Panamasë.

24-vjeçari, duke punuar në anije, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Incident i rëndë në Portin e Durrësit, 24-vjeçari humb jetën në bord appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: