Kristian Prenga shkëlqen në SHBA, fitore me nokaut (VIDEO)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Mbrëmja e djeshme në Bally’s Atlantic City, SHBA, u kthye në një arenë emocionesh për dhjetëra shqiptarë që mbushën sallën për të mbështetur boksierin e talentuar Kristian Prenga.

Boksieri Shqipar regjistroi një fitore të frikshme me nokaut ndaj Brandon Carmack duke e mbyllur duelin e radhës vetëm 1 minutë e 30 sekonda!

Me këtë triumf, Prenga mbërrin në KO 19, duke forcuar statusin e tij si një nga puncher-at më të pamëshirshëm në peshat e rënda.

Dominimi i tij që në sekondat e para tregoi qartë diferencën mes dy boksierëve, ndërsa Carmack u gjunjëzua pa mundur të rikuperonte nga fuqia e goditjeve të shqiptarit.

Prenga tregoi superioritet absolut, duke dominuar me teknikë të pastër, lëvizje të shpejta dhe goditje të fuqishme, ai arriti ta mbyllë ndeshjen vetëm pas 1 minutë e 30 sekondash, duke siguruar një fitore të pastër dhe mbresëlënëse.

Triumfi i tij ndezi dhe elektrizoj arenen e boksit Bally’s Atlantic City ku shqiptarët e Amerikës e duartrokiten me krenari të madhe për bashkatdhetarin e tyre.

Fitorja e Prengës jo vetëm e rrit rekordin e tij personal, por edhe e forcon pozicionin e tij si një prej emrave më premtues të boksit shqiptar në arenën ndërkombëtare

gijotina.com/

The post Kristian Prenga shkëlqen në SHBA, fitore me nokaut (VIDEO) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: