Plagosja në Berat/ Fabjel Toska niset me urgjencë drejt Traumës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Fabjel Toska, 37-vjeçari i cili u plagos me armë zjarri në qytetin e Beratit, është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar, ndaj për këtë arsye ai po transperohet drejt spitalit të Traumës, për një shërbim më të specializuar.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.
37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

The post Plagosja në Berat/ Fabjel Toska niset me urgjencë drejt Traumës appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: