Pas Foltores, Berisha paralajmëron protesta të fuqishme

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pas Foltores, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së se opozita do të vijojë me protesta të fuqishme.

“Ndaj dhe ne në një dialog intensiv me shqiptarët duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi“, u shpreh kreu i PD-së.

Teksa iu referua abuzimeve me tendera të zv.kryeministres Belinda Balluku dhe kundërshtimit të kryeministrit Rama ndaj vendimit te GJKKO-së për pezullimin e Ballukut nga detyra, Berisha tha se ka ardhur koha që opozita të organizojë protesta të fuqishme.

Sali Berisha: Ku ja heq Rama imunitetin Belinda Ballukut? Ky më parë rrëzon mandatin e tij se sa i heq imunitetin asaj, sepse ajo bëhet e penduar fill. Ajo është një, mos e pyet, një shtet të tërë te këmbët e veta e ka në mënyrëm më të paimagjinueshme…Ndaj dhe ne në një dialog intensiv me shqiptarët duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vend.

The post Pas Foltores, Berisha paralajmëron protesta të fuqishme appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: