Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Dolce ka përfunduar aventurën e saj njëjavore në spektaklin italian “Grande Fratello”.
Gjatë ditëve që qëndroi në program, ajo tërhoqi vëmendje të madhe si nga publiku italian, ashtu edhe nga ai shqiptar.
Pas daljes nga “Grande Fratello”, duket se Dolce është gati t’i rikthehet shtëpisë së famshme në Kosovë. Ajo pritet të rikthehet këtë të hënë në mbrëmje, gjatë Prime-it të radhës të Big Brother VIP Kosova 4.
Ky rikthim pritet të sjellë dinamika të reja brenda në shtëpi, pasi Dolce ka qenë një nga personazhet më të komentuara dhe më të përfolura të këtij sezoni. m.p.
