(VIDEO) Elbasani mposht Vllazninë dhe merr kreun, tension në stadium nga përplasja me tifozët

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Tensioni në “Elbasan Arena” vazhdoi edhe pas mbylljes së ndeshjes mes Elbasanit dhe Vllaznisë, ku diskutohej kreu i Superiores. Skuadra verdheblu fitoi 1-0 në një sfidë të mbushur, që ka vazhduar edhe pas vërshëllimës përfundimtare.

Polica ka ndërhyrë duke ndaluar disa tifozë shkodranë dhe kjo ka tensionuar edhe më shumë situatën me mbështetësit e tjerë të kuqebluve që u janë kundërvënë forcave të rendit në ambientet para stadiumit.

Gjërat për shkodranët u komplikuan në minutën e 26-të, pas daljes me karton të kuq të Gjini.

Skuadra nga Elbasani mori 3 pikët falë golit të Tsague, për të shkuar kështu në kuotën e 29 të tillave, në krye të klasifikimit. Vllaznia është e katërta me 25 pikë. Dinamo nuk fal dhe triumfon 0-3 ndaj Flamurtarit.

gijotina.com/

 

The post (VIDEO) Elbasani mposht Vllazninë dhe merr kreun, tension në stadium nga përplasja me tifozët appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: