Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Në premierën e filmit të ri “Marty Supreme” , më 8 dhjetor 2025 në Los Angeles, Timothée Chalamet dhe Kylie Jenner u shfaqën si çift, për herë të dytë zyrtarisht në tapetin e kuq.
Chalamet zgjodhi një kostum lëkure portokalli me këmishë dhe çizme të njëjtë ngjyrë, ndërsa Jenner veshi një fustan të gjatë portokalli, me prerje të guximshme në bel dhe një dekolte të thellë.

Kjo dalje ndodhi pasi thashethemet për ndarje mes tyre kishin filluar të qarkullonin dhe veshjet e përbashkëta, përqafimet e hapura dhe paraqitja e përbashkët dukshëm synuar për të treguar se marrëdhënia e tyre vazhdon./mxh
