Dy të lënduar në aksidentin e ndodhur në rrugën e vjetër Fier–Ballsh

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin e vjetër rrugor Fier–Ballsh, pranë fshatit Plyk. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe, si pasojë, dy udhëtarë kanë mbetur të lënduar.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

gijotina.com/

The post Dy të lënduar në aksidentin e ndodhur në rrugën e vjetër Fier–Ballsh appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: