“Fushat sportive po zhduken! Gaz Demi, i vetmi që ndërtoi kompleks europian”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në episodin e ri të podcastit N’xhiro me Syçin, mes të tjerash Ilir Demalia bëri një koment të drejtpërdrejtë, i cili foli për mënyrën se si disa biznesmenë kanë marrë terrene sportive për t’i kthyer në pallate, duke kontribuar në zhdukjen e hapësirave të sportit në Tiranë.

Ai thekson se mes këtyre rasteve negative ka edhe përjashtime, duke përmendur konkretisht presidentin e Partizanit, Gaz Demi.

Sipas Demalias, Demi ka marrë ish-prona të ushtrisë dhe i ka shndërruar në një kompleks modern sportiv, që sipas tij nuk e kanë as shumë klube europiane.

Ai nënvizon se investime të tilla duhet të merren si model, në vend që terrenet të shndërrohen në kulla apo ndërtime të tjera.

The post “Fushat sportive po zhduken! Gaz Demi, i vetmi që ndërtoi kompleks europian” appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje: