Ambicie e madhe: Holta Zaçaj pas mandatit në Kushtetuese, synon Bankën e Shqipërisë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pas përfundimit të mandatit në Gjykatën Kushtetuese, Holta Zaçaj ka kërkuar të bëhet anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Zaçaj ka aplikuar në Kuvend për të qenë një nga tre anëtarët që do të zgjidhen nga ky institucion, raporton Euronews Albania.

Lista me emrat e kandidatëve që synojnë të bëhen anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë:

  1. Adela Karapici
  2. Arben Zibri
  3. Artan Hoxha
  4. Eni Xheko
  5. Enis Cerava
  6. Erjona Bejleri
  7. Fatmira Kola
  8. Frosela Filo
  9. Holta Zaçaj
  10. Ingrid Konomi
  11. Liljana Mamadhaj
  12. Luljeta Minxhozi
  13. Matilda Shehu
  14. Merita Bejtja
  15. Pajtjm Melani
  16. Saimir Mucmataj
  17. Selami Xhepa
  18. Violeta Staka

Në total, janë 18 kandidatë. Tre anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë u ka përfunduar mandati. Ky këshill ka në total 9 anëtarë me mandat 7-vjeçar, ndërsa anëtarët që u ka mbaruar mandati janë Luljeta Minxhozi, Artan Hoxha dhe Violeta Staka.

The post Ambicie e madhe: Holta Zaçaj pas mandatit në Kushtetuese, synon Bankën e Shqipërisë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: