Goditet grupi kriminal Rraja, mes të arrestuarve edhe djali i ish-deputetit të PS

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjatë natës, policia ka zhvilluar një operacion të madh duke goditur grupin kriminal të njohur si “Rraja” dhe ka arrestuar disa persona të përfshirë në aktivitetet e tij.

Mes të arrestuarve, burime bëjnë me dije se është edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

Ende nuk janë bërë publike të gjitha detajet e operacionit, por pritet që policia të japë më shumë informacione në vijim për masat dhe provat e grumbulluara.

The post Goditet grupi kriminal Rraja, mes të arrestuarve edhe djali i ish-deputetit të PS appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: