Keni bërë plane për festat e Fundvitit? Ja si pritet të jetë moti përgjatë muajit dhjetor

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Moti përgjatë muajit dhjetor, pritet të jetë me kushte atmosferike të qëndrueshme dhe me temperatura mbi mesataren e sezonit.

Meteorologia Tanja Porja, tregon se tabloja sinoptike mbetet pothuaj e pandryshuar, me alternime dielli dhe vranësirash të lehta, ndërsa temperaturat luhaten vetëm me 1–2 gradë nga dita në ditë.

Porja theksoi se deri në 20-ditëshin e parë të muajit, moti do të jetë “krejt komod”, me vlera termike më të larta se normaliteti. Në Tiranë, termometri vijon të shënojë 19–21°C në mesditë, rreth 3–4 gradë më shumë se mesatarja e zakonshme e dhjetorit, që duhet të jetë rreth 16–17°C.

Për reshjet, meteorologia tha se nuk ka asnjë sinjal deri në mesin e muajit, ndërsa pas datës 17–18 pritet një ndryshim gradual. Aktivizimi i vërtetë i atmosferës mund të ndodhë në 10-ditëshin e fundit të dhjetorit, periudhë që përkon edhe me festat e fundvitit. Ajo la të hapur mundësinë për reshje shiu dhe dëbore rreth datave 20–24, megjithëse theksoi se është ende herët për një parashikim të saktë për natën e Krishtlindjes dhe ndërrimin e viteve.

 

The post Keni bërë plane për festat e Fundvitit? Ja si pritet të jetë moti përgjatë muajit dhjetor appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: