Liverpool kthehet tek fitorja, Barcelona triumfon me përmbysje, Chelsea shtanget në Bergamo

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Liverpooli ka marrë një fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, duke mundur 0-1 Interin.

Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 88’, kur Dominik Szoboszlai shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për t’i dhënë epërsinë “Reds”-ave.

Kjo fitore është edhe si një shtysë për trajnerin Arne Slot, i cili prej kohësh ka qenë nën presion për shkak të rezultateve të dobëta, me Liverpoolin që ngjitet në vendin e 8-të në Champions, pozicion që të mundëson kualifikimin direkt.

Nga ana tjetër, Interi merr disfatën e dytë radhazi në këtë kompeticion, por gjithsesi ndodhet në vendin e 5-të me 12 pikë.

Përveç Inter-Liverpool, u luajtën edhe 6 sfida të tjera.

Barcelona arriti një fitore tepër të rëndësishme, duke mundur me përmbysje skuadrën e Frankfurt, 2-1. Sfida e luajtur në “Camp Nou” nisi si mos më keq për blaugranat, të cilët e pësuan në minutën e 21’ nga Knauff, por në pjesën e dytë, Kounde shënoi dy herë brenda 3 minutash (50’-53’), për të përmbysur takimin.

Në Bergamo, Chelsea u mposht me përmbysje 2-1 nga Atalanta. Edhe pse “Blutë” e Londrës kaluan të parët në avantazh në minutën e 25’ me Joao Pedron, por në të dytën, Scamacca dhe De Ketelaere përmbysën takjimin në pjesën e dytë.

Në sfidat e tjera, Atletico e Madridit mposhti 2-3 PSV-në, Tottenhami mundi 3-0, Marseille triumfoi 2-3 në Belgjikë përballë Royal Union dhe Monaco triumfoi 1-0 me Galatasarayn.

REZULTATET:

Inter 0-1 Liverpool

Szoboszlai (P) 88′

88′ GOL LIVERPOOL 0-1/ Dominik Szoboszlai shënon nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

Barcelona 2-1 Frankfurt

Kounde 50’, 53’ / Knauff 21’

Goli i Knauff (Video)

Goli i parë i Kounde (Video)

Goli i dytë i Kounde (Video)

Atalanta 2-1 Chelsea

Scamacca 55’,  De Ketelaere 83’ / Joao Pedro 25’

Monaco 1-0 Galatasaray

Balogun 68’

PSV 2-3 Atletico Madrid

Til 10’, Pepi 85’ / Alvarez 37’, Hancko 52’, Sorloth 56’

Royal Union 2-3 Marseille

Khalaili 5’, 71’ / Paixao 15’, Greenwood 41’, 58’

Tottenham 3-0 Slavia Prague

Zima (A.G) 26’, Kudus (P) 50’, Simons (P) 79’

gijotina.com/

The post Liverpool kthehet tek fitorja, Barcelona triumfon me përmbysje, Chelsea shtanget në Bergamo appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: