Përfshihet nga flakët banesa në Librazhd nga bombola e gazit, lëndohet një grua

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një banesë është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të mërkure në lagjen nr.1 të qytetit të Librazhdit.

Shkak për zjarrin është bërë një bombël gazi e cila ka shpërthyer brenda banesës dhe kjo e fundit është përfshirë nga flakët.

Si pasojë e shpërthimit ka mbetur e lënduar një banore, e cila ndodhej në banesë në momentin e shpërthimit të zjarrit, ndërsa janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.

“Në lagjen nr.1, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit, ka rënë zjarr në banesën e marrë me qira nga shtetasi G. B., 37 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja B. D. dhe janë shkaktuar dëme materiale në banesë”,- njoftoi Policia.

The post Përfshihet nga flakët banesa në Librazhd nga bombola e gazit, lëndohet një grua appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: