Zgjedhja e kreu të ri të SPAK, reagon Ambasada Britanike

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar lidhur me procesin e zgjedhjes së kreu të ri të Prokurorisë së Posaçme.

Ditën e nesërme në ambientet e KLP-së, do të zhvillohet mbledhja nga ku do të dalë pasuesi i Altin Dumani, si kryeprokuror i SPAK.

Ambasada britanike thekson se kemi të bëjmë me një hap të rëndësishëm në forcimin e shtetit të së drejtës në luftën ndaj korrupsionit.

Sakaq, shton në reagim se Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet ta realizojë këtë proces në mënyrë të drejtë, të lirë dhe transparent.

Reagimi i Ambasadës Britanike në rrjete sociale: 

Zgjedhja e Drejtuesit të SPAK është një hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.

Është e rëndësishme që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente.

Mbretëria e Bashkuar pret me padurim të bashkëpunojë me këdo që do të zgjidhet, për të vazhduar dhe forcuar marrëdhënien tonë të shkëlqyer.

The post Zgjedhja e kreu të ri të SPAK, reagon Ambasada Britanike appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: