Aksident në aksin Fier-Levan, autobusi përplaset me makinën dhe përfundon në kanal

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier–Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut”.

Paraprakisht mësohet se një autobus që udhëtonte drejt Vlorës është përplasur me një automjet tip “Audi”, i cili më pas ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

The post Aksident në aksin Fier-Levan, autobusi përplaset me makinën dhe përfundon në kanal appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: