Aksident në aksin Fier-Levan, përplaset me autobusin, “Audi” përfundon në kanal

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier- Levan në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut”.

Paraprakisht mësohet se një autobus që udhëtonte në drejtim të Vlorës është përplasur me një automjet tip “ Audi” i cili ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, por fatmirësisht pa të lënduar.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti dhe disiplinimin e trafikut.

The post Aksident në aksin Fier-Levan, përplaset me autobusin, “Audi” përfundon në kanal appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: