Alarmi i deputetit të PS “100 bombula gazi në sheshin Skënderbej, rrezik i madh”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka lëshuar një sinjal të fortë alarmi për mungesën e standardeve të sigurisë në eventet që po zhvillohen këto ditë në Sheshin “Skënderbej”. Sipas tij, mes qindra qytetarëve që frekuentojnë çdo mbrëmje sheshin janë vendosur mbi 100 bombula gazi në kushte krejtësisht të pasigurta.

I tronditur nga ajo që ka parë, Braçe paralajmëron se “bombulat e gazit nga bombat me gaz i ndajnë vetëm standardet teknike”.

“Jam i bindur se standardet dhe kushtet teknike të sigurisë nuk janë ato që pashë. Numërova mbi 100 bombula gazi në kushte të tilla ku një i papërgjegjshëm, apo edhe një pakujdesi njerëzore, mund t’i kthejë në rrezik të madh. Largoji ni! Ka energji elektrike aty”, shkruan Braçe, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

‘‘TIRANE❤, SHESHI I SKENDERBEUT;

ISHA DJE NE MBREMJE KETU;

DUKET BUKUR, PLOT ENERGJI, SHQIPTARE E TE HUAJ PLOTE-PO SIIIIGUUUURIIIIIIAAAAA NE NJE VEND ME KAQ SHUME NJEREZ!

SHIKONI;

BOMBULAT E GAZIT NGA BOMBAT ME GAZ I NDAJNE VETEM STANDARDET DHE KUSHTET TEKNIKE TE SIGURISE;

Jam i bindur qe standardet dhe kushtet teknike te sigurise NUK JANE ATO QE PASHE E KETO QE SHIHNI;

Numerova mbi 100 BOMBULA GAZI ne kushte te tilla ku nje i papergjegjshem apo qofte edhe nje pakujdesi njerezore mund ti kthej ne rrezik te madh!

LARGOINI!

Ka energji elektrike aty!”, shkruan Braçe në postim.

The post Alarmi i deputetit të PS “100 bombula gazi në sheshin Skënderbej, rrezik i madh” appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: