“Më ke dhënë dashuri pa kushte”, dedikimi i ndjerë i Selvio Jaos ndaj motrës së Shpat Kasapit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Bashkëshortja e tashmë artistit të ndjerë, Shpat Kasapi, Selvije Jao, i ka bërë një dedikim motrës së tij.

Një dedikim ku Selvia ka marrë rastin të shpreh mirënjohje për përkrahjen qëi ka dhënë motra e Shpatit.

Ajo thekson se ishte një motër e vërtetë, që e ka përkrahur në çdo sfidë.

“Edhe pse je motra e madhe e Shpatit, ti për mua ka qenë gjithmonë si motër e vërtetë…më ke dhënë dashuri pa kushte dhe më ke qëndruar afër në çdo hap”, u shpreh ajo.

Më tej tha: “Urime magjistratura, zemra ime. Suksese në çdo rrugë që do ndjekësh, dhe e di me shpirt që Shpati është pafund krenar për ty për forcën, për zemrën dhe për faktin që nuk u dorëzove kurrë. Të dua shumë Jehona”.

Shpati ndërroi jetë në fund të muajit nëntor pas një sulmi në zemër.

Ai u shua në moshën 40-vjeçare, kur ndodhej me familjen në Itali.

 

“Më ke dhënë dashuri pa kushte”, dedikimi i

The post “Më ke dhënë dashuri pa kushte”, dedikimi i ndjerë i Selvio Jaos ndaj motrës së Shpat Kasapit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: