18:52 E lidhur pas poligrafit, Sydney Sweeney zbulon të vërtetën për ndërhyrjet estetike

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Sydney Sweeney ka mohuar thashethemet për ndërhyrje në gjoks. Në një intervistë përballë Amanda Seyfried ku Sydney gjendej e lidhur pas një poligrafi, ajo shoi kureshtjen për këtë detaj.

“Ka një pyetje në mendjen e të gjithëve së fundmi dhe më duhet ta bëj, a është vërtet gjoksi yt?”

“Po”, u përgjigj kolegia e saj. “Nuk kam bërë asnjë ndërhyrje.”

Ekspertja e poligrafit konfirmoi se 28-vjeçarja po thoshte të vërtetën.

“A mund t’i prek?”, vijoi Amanda me shaka. “Patjetër”, ia priti Sydney me humor.

Ylli i “Euphoria” tha të njëjtën gjë edhe gjatë një interviste me Allure.

“Kam shumë frikë nga gjilpërat, s’e keni idenë.”

Në një tjetër intervistë me Variety, ajo tha se planifikon “të plaket hijshëm.”

Ajo iu referua edhe krahasimeve me fotot e saj kur ishte 12 vjeçe.

“Sigurisht që do të dukem ndryshe. Tani përdor makijazh dhe jam 15 vite më e madhe”, ndërsa konfirmoi se nuk ka as tatuazhe./mxh

Shpërndaje: