33 mln lekë dëm me tenderat! Ish-kryetari i bashkisë Kavajë, Elvis Rroshi paraqitet në SPAK

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur në SPAK mëngjesin e së premtes.

Roshi është parë të hyjë në Prokurorinë e Posaçme në shoqërinë e avokatit.

Kujtojmë që në muajin qershor Roshit i është komunikuar akuza e “shpërdorimit të detyrës” lidhur me një kallëzim të KLSH ndaj tij për parregullsi me tenderat në Bashkinë e Kavajës.

Kontrolli i Lartë i Shtetit beri një kallëzim penal në Prokurori për Roshin dhe disa ish-drejtorë të tij në shtator të vitit 2015, pasi dyshoheshin se kishin shkaktuar një dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh me tenderat e rikonstruksionit të qendrës së qytetit dhe ndërtimin e disa rrugëve.

 

The post 33 mln lekë dëm me tenderat! Ish-kryetari i bashkisë Kavajë, Elvis Rroshi paraqitet në SPAK appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: