Berisha: KLP mizogjenike, asnjë votë për kandidatën femër në garën për kreun e SPAK

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi për mediat se gjatë procesit të zhvilluar dje në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, është zbatuar Kushtetuta.

Berisha theksoi se kandidati që mori 5 vota ishte jashtë kushtetueshmërisë dhe nuk mund të qëndronte në detyrë, ndërsa kritikoi KLP-në për mosdhënien e asnjë vote kandidatës femër.

“Dje u zbatua Kushtetuta. Nuk u zgjodh si i pari me 5 vota që ishte jashtë kushtetuese e nuk mund të qëndronte asnjë ditë në detyrë. Aty ishte një zonjë që tregon se ajo trupë e KLP është mizogjenike, nuk i dhanë asnjë votë. Në KLP nuk shkoi vetë, e dërgoi komisioni,” u shpreh Berisha, duke nxjerrë në pah çështjet gjinore në procesin e zgjedhjes së kreut të SPAK.

The post Berisha: KLP mizogjenike, asnjë votë për kandidatën femër në garën për kreun e SPAK appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: