Endrit Shabani zgjidhet Avokat i Popullit me firmat e PD dhe votat e PS

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kuvendi votoi mbrëmjen e së enjtes me 85 vota pro, zero kundër dhe 3 kundër, Endrit Shabanin si Avokat të ri të Popullit për një mandat 5-vjeçar.

Votimi ishte i fshehtë, por besohet se për kandidaturën e Shabanit votuan 82 deputetë të PS-së pasi mungonte Belinda Balluku dhe 3 të zgjedhurit e PSD-së. 

3 vota ishin kundër ndërsa deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim. Nga salla u larguan edhe deputetët e partisë “Mundësia” dhe “Lëvizja BASHKE”. Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit nevojitej një shumicë e cilësuar prej 84 votash. 

Ra në sy ardhja në sallë edhe e kryeministrit Edi Rama që ka munguar gjatë gjithë ditës. Kreu i qeverisë votoi vetëm për Avokatin e Popullit dhe më pas u largua nga salla duke mos votuar as Buxhetin e shtetit dhe Paketën Fiskale. 

Më herët pati debate të gjata në sallën e Kuvendit për këtë çështje. Opozita tha se i kishte tërhequr firmat e saj për kandidaturën e Shabanit, por PS argumentoi se tërheqja e firmave ishte bërë përtej afateve ligjore dhe nuk ishte e vlefshme.

Shabani do të marrë vendin e Erinda Ballancës së cilës i kishte mbaruar mandati prej 3 vitesh. ©LAPSI.al

Endrit Shabani jep dorëheqjen nga drejtimi i ”Nismës Thurje”, zbulohet pse e bëri

The post Endrit Shabani zgjidhet Avokat i Popullit me firmat e PD dhe votat e PS appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: