Ish-deputeti i PS Vladimir Kosta i revoltuar me Ramën:“Prish, dhunon dhe minon pasurinë e shqiptarëve”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Vladimir Kosta, ish-deputet i Partisë Socialiste ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama ditën e djeshme, ku kërkoi që investitorët e huaj të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri.

Siç duket interesat e tyre të përbashkëta janë prishur dhe tashmë Vladimir Kosta i hakërrehet Ramës pasi nuk po e ‘përkëdhel’ më si më parë.

Krahas një videoje ku shihen duke u shembur objektet pa leje që po ndërtoheshin nga ai, Kosta i revoltuar që kësaj here nuk u mbështet në paligjshmërinë e tij nga Edi Rama, shprehet se kemi një kryeministër që prish, dhunon, minon pasuritë e shqiptarëve dhe pa pikën e turpit kërkon investitorë të huaj që të investojnë në Shqipëri.

“Dëgjova dje në një bisedë me forumin ekonomik nga Kryeministri : se duhet të investojnë të huaj në Shqipëri…!

Kemi një kryeministër që PRISH, DHUNON, MINON pasurinë që mezi është vënë nga bijtë e tij!…dhe pa pikën e turpit kërkon investitorë të huaj…!

Si të zë vendi…’shkruan Kosta krahas një videoje në Facebook.

The post Ish-deputeti i PS Vladimir Kosta i revoltuar me Ramën:“Prish, dhunon dhe minon pasurinë e shqiptarëve” appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: