Ngjarje e rëndë në Shkodër, plagoset me thikë një fëmijë pranë shkollës “Shejnaze Juka

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një sherr që ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta është regjistruar këtë të premte, në afërsi të shkollës “Shejnaze Juka” në Shkodër.

Sipas raportimeve, disa nxënës janë konfliktuar mes tyre për arsye ende të paqarta, ndërsa si pasojë e sherrit ka mbetur i plagosur një prej tyre.

Ky i fundit është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës ku po merr mjekim.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e sherrit, policia ndodhet në vendngjarje.

The post Ngjarje e rëndë në Shkodër, plagoset me thikë një fëmijë pranë shkollës “Shejnaze Juka appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: