15:37 Moderatorja e njohur përfundon në spital, ndan foto me ndjekësit, ja çfarë i ka ndodhur

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira është shtruar në spital, pasi i është dashur të marrë mjekim lidhur me një problem shëndetësor që ajo ka.

Einxhel ka postuar në rrjetin e saj social Insagram foto nga spitali, e shtrirë në krevat dhe me serum në dorë.

Ndërkohë krah saj është bashkëshorti i saj Dj Dagz.

Pavarësisht situatës, moderatorja nuk e ka humbur optimizmin dhe sensin e humorit, duke zgjedhur ta ndajë këtë episod me ndjekësit në mënyrë të sinqertë dhe pozitive.

Kujtojmë se Einxhel është nënë e dy djemve dhe jeton mes Prishtinës dhe Tiranës. Ajo është shkëputur përkohësisht nga ekrani televiziv./e.t

Shpërndaje: