Aksident fatal në Elbasan: 53-vjeçari bie nga lartësia gjatë rikonstruksionit të një shkolle

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Polis të Elbasanit, ku një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pasi ra nga lartësia gjatë punimeve për rikonstruksionin e një shkolle.

57 vjeçari  po punonte në objektin në momentin e aksidentit.

Ndërkohë policia e Elbasanit ka arrestuar administratorin dhe drejtuesin teknik të punimeve për rikonstruksionin e shkolles

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 33 vjeç, administrator dhe drejtues teknik i punimeve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ditën e djeshme, gjatë kryerjes së punimeve për rikonstruksionin e një shkolle në fshatin Polis, dyshohet se ka rënë nga lartësia punonjësi, shtetasi Sh. M., 57 vjeç, i cili, si pasojë, ka humbur jetën”, njofton Policia.

The post Aksident fatal në Elbasan: 53-vjeçari bie nga lartësia gjatë rikonstruksionit të një shkolle appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: