Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka dhënë dorëheqjen gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së PD-së. Mësohet se Gjekmarkaj i ka dorëzuar dorëheqjen Berishës, duke ja lënë në dorë atij nëse e pranon apo jo.
“Vendimi për ta pranuar ose jo mbetet në kompetencën tuaj,” i është drejtuar Gjekmarkaj-Berishës.
Shkak për dorëheqjen e Gjekmarkajt, është bërë firmat për Endri Shabanin, që u zgjodh si Avokat i Popullit. Ndërkohë që ende nuk dihet nëse Berisha, do ia pranojë dorëheqjen e Gjekmarkaj apo jo.
The post Firmat për Endri Shabanin si Avokat i Popullit, Agron Gjekmarkaj jep dorëheqjen si nënkryetar i PD-së appeared first on GIJOTINA.
