Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar zyrtarisht njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Selia e Shenjtë gjatë një takimi me Papa Leon XIV, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Vatikan.

Takimi u zhvillua në Pallatin Apostolik, ku Osmani u prit nga Ati i Shenjtë, ndërsa gjatë vizitës ajo u takua gjithashtu me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, si dhe me Sekretarin për Marrëdhënie me Shtetet, Monsignor Paul Richard Gallagher.

Pas takimeve, presidentja Osmani e cilësoi këtë vizitë si një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Vatikanit.

The post Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: