Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Berat-Lushnje, në afërsi të fshatit Çukas.
Mësohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë ka përfunduar në kanal.
Në automjet ndodhej çifti i bashkëshortëve. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë personat nga automjeti. Raportohet se janë të lënduar rëndë dhe janë transportuar në spital për trajtim mjekësor. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
The post Aksident i rëndë në Lushnje appeared first on Lapsi.al.
