Bayern Munich ndalet në shtëpi nga Mainz

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Bayerni i Mynihut ka barazuar në fund të takimit kundër Mainzit në “Allianz Arena” me rezultatin 2-2.

Edhe pse në letër dukej si një fitore pa shumë probleme për bavarezët, në fushë u pa një takim krejt ndryshe. Talenti Karl tundi rrjetën në minutën e 29’, ndërsa në fund të të pjesës së parë, Potulski riktheu baraspeshën.

Në minutën e 67’, ishte Lee Jae-Sung i cili përmbysi shifrat, por tre minuta nga fundi, Kane barazoi me anë të një penalltie.

Kështu Bayerni ruan vendin e parë në Bundesligë me 38 pikë dhe është ende i pamposhtur në kampionat, ndërsa Mainzi ndodhet në vendin e fundit me 7 pikë.

REZULTATI:

BAYERN MUNCHEN 2-2 MAINZ

Karl 29’, Kane (P) 87’ / Potulski 45+2’, Lee Jae-Sung 67’

The post Bayern Munich ndalet në shtëpi nga Mainz appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: