Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
George Clooney nuk ka ndërmend të puthë më koleget në ekran.
Aktori tha në një intervistë të fundit se “nuk do të puthë më vajza” në ekran, pas një bisede me bashkëshorten, Amal.
“Kur mbusha 60 vjeç, bëra një bisedë me time shoqe. I thashë, shiko, unë mund të luaj ende basketboll me çunat. Luaj me djem 25-vjeçarë. Mund të dal ende, jam në formë. Por në 25 vjet, do të jem 85 vjeç. S’ka rëndësi sa proteina ha, është numër i vërtetë”, shtoi ai.
Ai ka rrëfyer edhe sekretin e martesës me Amal. “Epo, kur je më i ri, do të kesh të drejtë për gjithçka”, tha ai duke shtuar se “nuk janë grindur kurrë.”/kb
