Aksident në Maqellarë-Peshkopi/ Makinat bëhen copash nga përplasja

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Melan. Bëhet me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë një çift bashkëshortësh ka mbetur plagosur.

Të lënduarit janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Peshkopisë për ndihmë mjekësore, ndërkohë mësohet se gruaja e plagosur ishte shtatzënë. Gjithashtu në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

The post Aksident në Maqellarë-Peshkopi/ Makinat bëhen copash nga përplasja appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: