Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në 6 shkurt, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë çështjen e kontestuar të mbylljes së aplikacionit TikTok në Shqipëri. Seanca do të jetë e hapur për publikun, ndërsa linku për ndjekje të drejtpërdrejtë është i disponueshëm në kanalin zyrtar të YouTube të Gjykatës Kushtetuese.

Kërkues në këtë çështje janë Shoqata “Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë” dhe qendra “Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative, Shqipëri – Balkan Investigative Reporting Network, Albania”. Seanca do të zhvillohet në formë plenare publike.

Palë të interesuara janë Këshilli i Ministrave, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Objekti i shqyrtimit është shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave që mbyll aplikacionin TikTok, një masë që ka ngjallur debate të forta mbi të drejtat e qytetarëve dhe lirinë e përdorimit të platformave digjitale në vend.

The post Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: