Në shtëpi i gjendet një mitraloz! I vuri flakën dy automjeteve, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër (Emri)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia ka vënë në pranga një 19-vjeçar i cili dogji dy makina të parkuara në qytetin e Shkodrës, ngjarje e ndodhur në 9 dhjetor.

Bëhet me dije se i riu është identifikuar si Klavdo Macaj, ndërkohë është proceduar penalisht edhe një 16-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në djegien e automjeteve.

Gjithashtu në banesën e 19-vjeçarit është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri mitraloz i lehtë, municion luftarak, një sasi lënde narkotike kanabis dhe veshjet e përdorura gjatë vendosjes së zjarrit.

Njoftimi i Policisë: 

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Shkodër, operacioni policor i koduar “Traces”. Zbardhet djegia e qëllimshme e dy automjeteve në lagjen “Iliria”. Identifikohet dhe vihet në pranga një 19-vjeçar, si autor i dyshuar, si dhe filloi procedimi penal për një 16-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në djegien e automjeteve.

Gjenden në banesën e 19-vjeçarit dhe sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri mitraloz i lehtë, municion luftarak, një sasi lënde narkotike kanabis dhe veshjet e përdorura gjatë vendosjes së zjarrit.

Si rezultat i veprimeve të thelluara për zbardhjen e djegies së qëllimshme të dy automjeteve në pronësi të shtetasve Z. K. dhe A. D., ndodhur mëngjesin e datës 09.12.2025, në lagjen “Iliria”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në provat e grumbulluara si rezultat i veprimeve hetimore intensive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Traces”.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. M., 19 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar si autor i djegies së dy automjeteve. Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në djegien e automjeteve.

Në vijim të operacionit, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit K. M., gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, veshjet e përdorura gjatë vendosjes së zjarrit, një armë zjarri mitraloz, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kanabis. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Në shtëpi i gjendet një mitraloz! I vuri flakën dy automjeteve, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër (Emri) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: