U dogj brenda makinës në Llogara: Identifikohet viktima, një 35-vjeçar nga Berati

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur këtë të hënë në Llogara, ku një person është djegur brenda automjetit të tij tip ‘BMW’.

Viktima është djegur nga zjarri i rënë në mjet ndërsa sipas korespondentit të SYRI TV, është identifikuar si një 35-vjeçar nga Berati, po ende nuk është dhënë emri i tij.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor ndërsa është vënë shiriti i policisë në zonë. Mjeti është shkrumbuar ashtu edhe trupi i të riut, i dekompozuar plotësisht.

Grupi hetimor ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen për zbardhjen e shkaqeve dhe identitetin e shoferin.

The post U dogj brenda makinës në Llogara: Identifikohet viktima, një 35-vjeçar nga Berati appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: