Aksident në aksin Lushnjë-Berat, tre makina përplasen me njëra-tjetrën

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve është shënuar mesditën e kësaj të marte në aksin nacional Lushnjë–Berat.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Kashtbardhë, ku janë përfshirë një automjet tip “Volkswagen”, një “Benz” dhe një “Ford”.

Fatmirësisht, nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në mjetet e përfshira.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë Rrugore, automjeti tip “VW”, i cili vinte nga Kashtbardha, ka prerë rrugën e “Benz”-it. Si pasojë e përplasjes, “Benz”-i ka kaluar në korsinë e kundërt, ku është përplasur me automjetin tip “Ford”.

The post Aksident në aksin Lushnjë-Berat, tre makina përplasen me njëra-tjetrën appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: