Kërkesa e SPAK kalon në Kuvend, Peleshi njofton Këshillin e Imunitetit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka paraqitur sot, 16 dhjetor, kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Në njoftimin zyrtar, theksohet se kërkesa konsiston në dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë së ministres së Energjisë e Infrastrukturës, njëherësh deputete.

Menjëherë pas kësaj kërkese, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka pranuar zyrtarisht ardhjen e kërkesës nga SPAK dhe ka njoftuar anëtarët e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, mëson Fax News.

Anëtarët e Këshillit:

Nga PS:

Niko Peleshi

Taulant Balla

Ulsi Manja

Bledi Çuçi

Bledi Çomo

Nga PD

Gazment Bardhi

Oerd Bylybashi

Elda Hoti

Gent Strazimiri

Saimir Korreshi

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin duhet të shqyrtojë kërkesën dhe brenda 2 javësh harton raportin, ku rekomandon miratimin ose rrëzimin e saj. Raporti u shpërndahet deputetëve. Më pas, kërkesa futet si pikë e parë e rendit të ditës në seancën plenare.

Vendimi merret me votim të hapur.

Nëse Kuvendi nuk shprehet brenda 3 muajve, kërkesa e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion konsiderohet e rrëzuar.

The post Kërkesa e SPAK kalon në Kuvend, Peleshi njofton Këshillin e Imunitetit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: