Përplasjet e Ramës me SPAK-un, ambasada amerikane takon Agron Shehajn

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në një moment të tensionuar mes qeverisë dhe SPAK-ut, investimit më të madh amerikan në Shqipëri, e Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn u takua sot me Agron Shehajn, një kryetar partie që ka dalë haptazi pro SPAK-ut.

Në postimin në Facebook të ambasadës amerikane flitet me gjuhë diplomatike mbi takimin e Vanhorn me Shehajn. Diskutimi, sipas ambasadës, ishte për vizionin e Partisë Mundësia për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, për të dëgjuar vizionin e partisë së tij për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë. Biseda e tyre theksoi rolin thelbësor që luan një opozitë aktive në një demokraci të fortë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar të punojë me udhëheqës nga i gjithë spektri politik për të çuar përpara sigurinë e të dy vendeve tona”, ka shkruar Ambasada Amerikane në Facebook.

Megjithatë, ndonjëherë një foto flet më shumë se çdo deklaratë diplomatike. Në një moment përplasjeje të fortë mes qeverisë dhe SPAK-ut, përfaqësuesja e SHBA takohet me një nga zërat më të fortë publikë në mbështetje të drejtësisë së re. ©Lapsi.al 

The post Përplasjet e Ramës me SPAK-un, ambasada amerikane takon Agron Shehajn appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: