Plagosje me armë zjarri në Mamurras, një person dërgohet në spital

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Mamurras/ Një ngjarje e rëndë me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Mamurrasit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Zef Hoti”, ku shtetasi Pjetër Marku është plagosur në dorë në rrethana ende të paqarta.

Ai është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe autorëve të ngjarjes.

Autoritetet bëjnë apel për qytetarët që të japin çdo informacion që mund të ndihmojë hetimin.

The post Plagosje me armë zjarri në Mamurras, një person dërgohet në spital appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: