SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Berisha publikon videon e Ballës duke kënduar: O Bela ciao, Bela ciao

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ironizuar përmes rrjeteve sociale zhvillimet e fundit që lidhen me zv/kryeministren Belinda Balluku, ndaj së cilës SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin.

Berisha ka publikuar një video ku shfaqet kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, teksa këndon këngën “Bella Ciao” gjatë një feste.

Në komentet që shoqërojnë videon, Berisha e lidh këtë pamje me situatën e Ballukut, duke e interpretuar si një ironi në momentin kur ajo përballet me një vendimmarrje të rëndësishme të drejtësisë.

Këshilli i Mandateve që do shqyrtojë kërkesën e SPAK do mblidhet të premten dhe do vendosë nëse do e lëshojë Ballukun në duart e SPAK apo do e mbajë ende në mazhorancë dhe në krye të qeverisë.

The post SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Berisha publikon videon e Ballës duke kënduar: O Bela ciao, Bela ciao appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: