Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Korçës. Një automjet tip “Benz” ka përplasur një mjet të parkuar dhe më pas është përmbysur në mes të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur brenda qytetit, pranë repartit të zjarrfikëses. Sipas raportimeve në automjet po udhëtonte një çift bashkëshortësh.

 Dyshohet se drejtuesi i mjetit është ndjerë keq gjatë drejtimit dhe ka humbur kontrollin e makinës. Si pasojë e aksidentit, çifti ka pësuar vetëm lëndime të lehta.

The post Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: