Arrestohet autori/ Përplasi për vdekje 19-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia ka arrestuar ditën e some një 38-vjeçar banues në fshatin Nikël. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ka aksidentuar për vdekje një 19-vjeçar, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Ura e Gjolës”.

Mbi 38-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Automjeti është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

The post Arrestohet autori/ Përplasi për vdekje 19-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: