Kërkon heqjen e masave të sigurisë, sot mbahet seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Zhvillohet sot në Gjykatën e Posaccme të Apelit seanca mbi kërkesën e zëvendës kryeministres Belinda Balluku për heqjen e masave të sigurisë, atë të pezullimit nga detyra si edhe ndalim e daljes jashtë shtetit, vendim i marrë nga GJKKO.

Ndaj Ballukut rëndojnë akuzat për shkelje të barazisë në tenderë për tenderin për Tunelin e Llogarasë, aferë kjo me vlerë 210 mln euro dhe për 7 lotet e Unazës së Madhe, projekt për cilin janë prokuroruar 450 mln euro.

7 akuzat e reja:

“Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;

“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;

“Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;

“Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”.

Heqjen ose zbutjen e masës së sigurisë e ka kërkuar edhe drejtori i KESH Erald Elezi, I cili ndodhet në “rrest në Shtëpi” dhe kreu i ARRSH, Gentian Gjyli

 

The post Kërkon heqjen e masave të sigurisë, sot mbahet seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: