“Sillni palloshin dhe Ballukun!” Klevis Balliu tenton të hipë mbi tavolinë, por bie mbi Albana Vokshin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një situatë e pazakontë është krijuar sot në Kuvend, ku deputetë të Partisë Demokratike tentuan të ulen në vendet e ministrave. Gjatë tensioneve, Klevis Balliu tentoi të kalonte mbi tavolina, por rrëshqiti dhe ra mbi deputeten Albana Vokshi.

Ndërkohë, një pjesë e deputetëve të opozitës kanë hedhur shishe uji në drejtim të Peleshit.

Kryedemokrati Sali berisha bënte thirrje: “Sillni palloshin dhe Ballukun këtu”.

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar në Kuvend se Belinda Balluku mund të jetë arratisur, pasi SPAK i kërkoi Parlamentit heqjen e autorizimit të saj për t’i hapur rrugën arrestimit.

Berisha tha shkurtimisht se “thuhet që Lubia ka marrë dhenë, këta e bëjnë vidh e ik”.

The post “Sillni palloshin dhe Ballukun!” Klevis Balliu tenton të hipë mbi tavolinë, por bie mbi Albana Vokshin appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: