Aksident me vdekje në aksin Velipojë-Shkodër, humb jetën 67-vjeçari (Emri)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar, në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”.

Një 74-vjeçar i identifikuar si Balto Palaj, ka përplasur me automjetin e tij 67-vjeçarin Fatmir Kraja, i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e plagëve të marra, Kraja ka ndërruar jetë në spital, ndërkohë policia njofton se ka arrestuar drejtuesin e automjetit.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin B. P., 74 vjeç, banues në Shirq, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor ‘Velipojë-Shkodër’, me automjetin që drejtonte dyshohet se ka përplasur shtetasin F. K., 67 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë, shtetasi F. K. ka humbur jetën, në spital”, thuhet në njoftimin e Policisë.

The post Aksident me vdekje në aksin Velipojë-Shkodër, humb jetën 67-vjeçari (Emri) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: