Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, dy të plagosur

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Aksident në aksin rrugor Lezhë–Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit. Rportohet se automjeti me drejtues shtetasin me inicialet F. Z. është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin E. S.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar shtetasi F. M., si dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja M. D., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

The post Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, dy të plagosur appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: