Aksident në Berat, autovetura përplaset me zetorin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Berat prané fshatit Velmish.

Një automjet tip “Benz” me drejtues Josif Shkẽmbin, është përplasur me një mjet bujqësor tip Zetor dhe për pasojë drejtuesi i mjetit bujqësor i identifikuar si Ani Hazizi, ka mbetur i lënduar.

Ai është transportuar me urgjencë drejt qëndrës shëndetësore të Roskovecit, për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur përcaktimin e shkaqeve të aksidentit në fjalë dhe disiplinimin e trafikut.

Ky aks njihet si njollë e zezë për aksidentet e shumta që ndodhin në të, të cilat jo pak herë kanë përfunduar me pasoja fatale për jetën.

The post Aksident në Berat, autovetura përplaset me zetorin appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: